Ishte duke shijuar pushimet në një resort turistik në Mallorca të Spanjës, por 23-vjeçarja Aleksandra Djuran është bërë lajm në disa media botërore.

Një video e saj duke u munduar të hidhet mbi dyshekun e ujit në pishinë, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Për shkak të erës së fortë, përpjekja e 23-vjeçares dështoi.

Mikesha e saj, e cila ka realizuar videon , dëgjohet duke qeshur pas momentit qesharak. /tvklan.al