Një toger në pension Dwain Williams, 63 vjeç nga Çikago është vrarë gjatë një shkëmbimi me zjarr ndërsa luftonte me të persona të cilët po tentonin të vidhin një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 2 të pasdites të Enjten e kaluar. Nga pamjet e marra nga kamerat e sigurimit, William ishte duke dalë nga dyqani kur papritur pa tre të dyshuarit të cilët ishin të armatosur.

Williams, një baba i katër fëmijëve, merr armën e tij dhe të gjuajë tre sulmuesit. Njëri prej tyre goditi Williams në bark dhe hipën përsëri në makinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Çikagos po bën thirrje për informacion. Ata kanë ofruar të paktën 34,000 dollarë si shpërblim për atë që jep informacione për të dyshuarit. /tvklan.al