Raymond Hekkinge kaloi dekada duke u përpjekur të provonte se vepra e Louvre ishte imitim

Raymond Hekking një tregtar antikash kaloi dekada duke u përpjekur të bindte botën se piktura Mona Lisa që ai bleu nga një dyqan antik francez në 1953 ishte gjëja e vërtetë.

Vepra ishte një kopje italiane e shekullit të 17-të për të cilën Hekking ishte i bindur se ishte Mona Lisa e vërtetë. Ai do t’ia kushtonte pjesën tjetër të karrierës së tij të provonte se vepra e Leonardo da Vinçit ishte ajo që ai kishte blerë, ndërsa puna në Louvre ishte një kopje. ⠀

Tani shtëpia e ankandeve Christie’s ka nxjerrë në shitje ‘Hekking Mona Lisa’, duke shpresuar se historia e fushatës së tij për të realizuar ëndrrën do të ndihmojë në kompensimin e faktit se është një imitim.

“Duket si Mona Lisa por cilësia e nuk është nga Leonardo da Vinci. Fatkeqësisht në atë pikë ëndrra ka mbaruar pak” , tha Drejtori Ndërkombëtar i Pikturës së Mjeshtrit të Vjetër të Christie, Pierre Etienne.

Argumenti i Hekking ishte se piktura origjinale nuk u kthye kurrë pas një vjedhjeje në fillim të shekullit të 20-të, duke përfunduar në dyqanin e fshatit të tij të lindjes , ndërsa autoritetet e Parisit u mashtruan me një kopje të saj.

Gazetat e asaj kohe i bënë një jehonë mjaft të madhe këtij fakti ku artikuj të shumtë të shkruar nga gazetarë amerikanë në 1960 treguan se ata inspektuan kopjen kur Mona Lisa aktuale u huazua në Shtetet e Bashkuara.

Piktura u bë nga një artist i panjohur në fillim të shekullit të 17-të, rreth 100 vjet pasi origjinali nga mjeshtri italian i Rilindjes hyri në koleksionin mbretëror të Francois I. Mona Lisa e Hekking tanimë ka një çmim  prej 200,000-300,000 Euro dhe ankandi në internet përfundon më 18 Qershor.

Klan News