Mona Lisa kthehet në shtëpi

Mona Lisa kthehet në shtëpi

09:47 09/10/2019

Kryevepra e Da Vincit u restaurua për dy muaj

Mona Lisa rikthehet në këndin e saj në muzeun e Luvrit në Paris pas dy muajsh pune për restaurimin e një prej veprave më të bukura të Rilindjes.

Më 16 Korrik, zyrtarët kishin zhvendosur kryeveprën e Leonardo Da Vincit në një tjetër galeri, duke krijuar për pasojë një dyndje të turistëve që kërkonin me çdo kusht të fotografonin të ashtuquajturën “Gioconda”. Situata kaotike detyroi autoritetet e muzeut që t’i jepnin prioritet turistëve që kishin blerë biletat online.

Konsideruar si vepra e artit më e famshme në botë, mendohet se është realizuar në Firence mes viteve 1503 dhe 1506 dhe besohet se është portreti i Lisa Gherardini del Giocondo. Edhe pse e restauruar, piktura nuk do të jetë pjesë e ekspozitës speciale e që Luvri po përgatitet të hapë gjatë këtij muaji me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së  Da Vincit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT