Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehet me 121.85 lekë

Monedha europiane Euro vazhdon rënien ku gjatë së martës shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit të shkuar.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 121.85 lekë.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë nënvizojnë se zhvlerësimi i Euros është në përputhje me tendencën e zakonshme dhe të pritshme sezonale, kjo pasi sezoni veror shoqërohet me ofertë të shtuar të Euros, për shkak të turistëve. Këtë vit Euro po bie në nivele shumë më të ulëta krahasuar me sezonin veror të 2020, kur niveli ka qenë 123.36 lekë, i shënuar në fillim të muajit Gusht.

Një nënçmim më i madh i Euros këtë vit mund të jetë indikator i tërthortë i një sezoni turistik më të mirë.

Po ashtu për ekspertët pikiata e Euros, këtë vit lidhet dhe me zbutjen e  kufizimit të udhëtimit krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu këtë vit ka më shumë turistë dhe emigrantë të rikthyer, që do të përkthehet në më shumë ofertë të për monedhën europiane.

Ndër të tjera sipas ekspertëve të financave, tregu ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, siç janë edhe prurjet informale të valutës.

Klan News