Monika Kryemadhi zgjidhet kryetare e FRESH. Mbi 400 delegatë në ditën e dytë të kongresit të katërt të këtij forumi, kanë zgjedhur organet e reja fituese. Pas shpalljes së rezultateve të votimit, kryetarja e re Monika Kryemadhi përmendi aktivitetin 9-vjeçar të forumit të të rinjve eurosocialist në fushatat elektorale. Kryemadhi u është përgjigjur dhe hamendjeve të medias për zgjedhjen e saj në këtë post.

Unë kam emrin tim në forum. Unë jam vetvetja. Nuk jam Monika e Ilir Metës, por jam Monika Kryemadhi. Unë do të vazhdoj t’i jap forumit të Partisë Socialiste atë që i kam dhënë gjithmonë, jetën, dashurinë dhe atë që kanë bërë të gjithë eurosocialistët.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame