Personat e ekspozuar politikisht, të cilët janë zyrtarë të lartë që janë subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive, do të monitorohen nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave Pista edhe 5 vjet pas lënies së detyrës.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate në Komisionin e Ekonomisë, për shkak të ndryshimeve në nenin 2 të ligjit të parandalimit të pastrimit të parave, ku u shtohej vigjilenca edhe për anëtarë të familjes së tyre, personat që zyrtarët kanë marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi.

Komisioni nuk votoi ndryshimet në këtë ligj, deri në qartësimin e definicionit se cilët quhen persona që kanë marrëdhënie të ngushta me politikanë e zyrtarë, në mënyrë që të mos bëhen investigime abuzive.

Tv Klan