Biznesmeni indian: Dhuratë për gruan, por edhe për qytetin e njerëzit e tij

Një biznesmen 52-vjeçar, indian ka ndërtuar një kopje të Taj Mahalit të famshëm si një shtëpi për gruan e tij prej 27 vitesh. Anand Prakash Chouksey ndërtoi “monumentin e tij të dashurisë” në qytetin Burhanpur në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. “Ishte një dhuratë për gruan time, por edhe për qytetin dhe njerëzit e tij”, tha Chouksey për “BBC”. Ndërtimi i shtëpisë kushtoi rreth 20 milionë rupi ose 260 milionë  dollarë , bën me dije biznesmeni.

Shumë njerëz që kanë qenë në Indi janë hipnotizuar nga ndërtimi i Taj Mahal në shekullin e 17-të, i konsideruar gjerësisht si një nga mrekullitë e botës. Më shumë mbërthyer se inxhinieria dhe arkitektura e kësaj ndërtese ikonike është historia e trishtuar romantike pas ndërtimit që përfshin mbretin e madh Mogul Shah Jehan dhe dashurinë e jetës së tij Mumtaz Mehal. Si një histori tragjike dashurie, Mehal vdiq dhe burri i saj i pikëlluar u përpoq të bënte monumentin më të bukur në kujtesën e saj.

Por, familja  e biznesmenit indian fton mysafirët që vijnë dhe mrekullohen me brendësinë e shtëpisë – motivet e ndërlikuara të luleve që dekorojnë muret dhe dyshemetë prej mermeri, si dhe dritaret e larta të saj. Shtëpia përbëhet nga dy dhoma gjumi kryesore që ndodhen në dy kate të veçanta. Ka gjithashtu një bibliotekë dhe një dhomë meditimi. Dhoma e vizatimit shfaq kolona mermeri dhe shkallë të lakuara.

Klan News