Skualifikohet nga Cittadella

Silvio Berlusconi nuk arrin të rikthehet në Serie a. Në fakt është skuadra e Monzas që dështoi në përpjekjet për t’u kualifikuar në elitën e futbollit italian. Në përballjen me Cittadella, Monza kërkonte remuntada pas humbjes së parë 3-0.

Në fakt Balotelli që në minutën e 12 kërkoi golin, por u pengua nga mbrojtja. Nga ana tjetër Cittadella tentonte nga distanca për të mos lënë hapësira në mbrojtje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa me fillimin e së dytës është Super Mario që shënoi pas asistit të Augusto. Cittadella ngjeshi radhët në mbrojtje për të ruajtur rezultatin ëe ndeshjes së parë, por në minutën e 78 D’Alessandro shënoi golin e dytë.

Nuk mjaftoi koha për të shënuar tjetër gol. Cittadella do të luajë edhe dy herë ndaj Venezias. Skuadra fituese do të shkojë në Serie a.

Monza-s nuk i mjaftuan Balotelli dhe Boateng për të frymëzuar skuadrën. Kjo është edhe një nga arsyet përse Adriano Galliani në drejtim të këtij klubi kërkon që për sezonin e ardhshëm të afrojë Buffon. Portieri ka njoftuar më herët largimin nga Juventus dhe do të jetë i lirë.

Tv Klan