PD: Raporti asgjë pozitive, vendi në krizë të thellë ekonomike

Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare. Ky është vlerësimi që  Mood’y i bën Shqipërisë, duke ruajtur të pandryshuar renditjen në B1, pa emetimit të Eurobondit në muajin qershor të këtij viti.

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit.

Sakaq, Ministria e Financave thotë se qeveria do të vijojë në koordinim me institucionet ndërkombëtare përpjekjet e saj për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë.

Por Partia Demokratike përmes një reagimi të ish-deputetes Jorida Tabaku shprehet se raporti I fundit I Moody-s nuk solli asgjë renditje positive sa I përket ekonomisë shqiptare. Sipas Tabakut pretendimet e Ministrisë së Financave janë mashtrime pasi raportet ndërkombëtare e rendisin vendin tonë në listën gri, recension me 9% rënie dhe krizë të thellë ekonomike.

Tv Klan