Specialistët: Eliminoi gjuetinë e paligjshme e solli shtim të disa specieve

Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë për 7 vite eliminoi një plagë të vjetër siç ishte gjuetia e paligjshme që ishte kthyer në një gangrenë për faunën. Sipas ekspertit Taulant Bino, falë këtyre masave që u ndërmorën bota e egër shpëtoi nga gjuetarët e paligjshëm italianë që përdornin metoda tejet ekstreme gjuetie.

Megjithatë përveç zonës bregdetare, kontrollet e ashpra kundër gjuetisë së paligjshme duhet te shtriheshin në çdo cep të vendit për të mbrojtur botën e egër sipas Binos.

Ndalimi i gjuetisë dhe ndikimi I faktorëve natyrorë ka sjellë shtim të disa specieve, siç ndodhi dhe me flamingot.

Ekspertët e fushës shprehen se çështja e menaxhimit të faunës në të ardhmen duhet të zgjidhet me rregullim të gjuetisë dhe frenim total të asaj të paligjshme.

Klan News