Kan Plus i filmon banorët që i zhdukin pishat në mes të ditës

Edhe pse qeveria prej vitit 2016 ka miratuar lijgin për moratoriumin e pyjeve prerja e pyjeve nuk ka të ndalur. Kjo situatë është edhe në gjirin e Lalzit ku vijon prerja e pishave e pishave disa vjeçare.  Siç duket edhe nga pamjet në mes të ditës vijon prerja e pishave me sharrë elektrike.

Gjendja e pyjeve është alarmante. Pavarësisht se ka një ligj që e ndalon prerjen e tyre, sipërfaqja e pyjeve në Shqipëri në vend që të shtohet në këto 5 vitet e fundit është zvogëluar. 

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave sipërfaqja pyjore për vitin 2018 ka një ulje prej 16 hekatrësh në krahasim me 2017.

Edhe volumi i përgjithshëm pyjor sipas INSTAT ka pësuar një ulje me 46,818 m3, krahasuar me vitin 2017, si pasojë e shfrytëzimeve dhe zjarreve.

Sipërfaqia pyjore në vend, nuk po shtohet edhe me fushatat e mbjelljeve që bënë çdo vit ministria  e mjedisit apo pushteti vendor.

Ligji për moratoriumin e pyjeve  do të ketë një kohëzgjatje 10-vjeçare, të urojmë që në 2026 të jetë reflektuar edhe në shtimin e sipërfaqes pyjore në vend.

Klan Plus