Morën emigrantët për t’i kaluar në Mal të Zi, rrugës i futën në pyll dhe…

Foto ilustrim

Morën emigrantët për t’i kaluar në Mal të Zi, rrugës i futën në pyll dhe…

13:45 20/09/2019

5 persona përfunduan në prangat e policisë së Shkodrës, të dyshuar se trafikonin emigrantë drejt Malit të Zi.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e  fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Përveç këtij aktiviteti të jashtëligjshëm, këta persona dyshohet gjithashtu se gjatë rrugës i kanë dhunuar emigrantët me qëllim që t’i vidhnin sendet që kishin me vete.

“Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar”, sqarohet më tej në njoftimin e policisë së Shkodrës.

Falë hetimeve intensive autoritetet bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar emigrantët./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori