Dy persona janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim, pasi kanë marrë peng për 2 orë një 25-vjeçar.

Policia bën me dije se pranga kanë rënë Erjon Agalliu 42 vjeç dhe Arben Bleta 54 vjeç, ndërkohë në kërkim është shpallur 40-vjeçari me iniciale B. A., banues në Fier.

Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë mbajtur peng rreth dy orë një 25 vjeçar.

Tashmë hetimet lidhur me këtë ngjarje do të vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim./tvklan.al