Në bashkëpunim me Policinë në Durrës, AMP ka përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “TURNI”, ku ka bërë të mundur arrestimin e inspektorit të policisë, 21-vjeçarit A.M., dhe ka shpallur në kërkim  J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç.

Sipas uniformave blu, inspektori i policisë ka marrë 10 000 euro nga 31-vjeçari për të nxjerrë një sasi të madhe nafte nga anija tuniziane që ishte ankoruar në portin e Durrësit.

Nga hetimet e kryera mësohet se pasi nafta është nxjerrë nga anija ishte zëvendësuar me ujë.

Po ashtu janë proceduar në gjëndje të lirë  L. K., 29 vjeç ⁠ F. I., 23 vjeç (shtetas sirian) ⁠A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian) S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian) ⁠ H. B., 47 vjeç (shtetas sirian) ⁠S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian) dhe ⁠W. B., 42 vjeç (shtetas sirian)

Materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.

/tvklan.al