Një 36-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu, ku vuante dënimin për trafik droge. I burgosuri me iniciale G.T. u kap pranë një qendre tregtare pasi nuk ishte kthyer sërish në burg, duke shkelur lejen shpërblyese.

36-vjeçari është i dënuar me 7 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet edhe një sasi kanabisi si dhe një patentë greke dyshohet e falsifikuar.

Ai u arrestua në flagrancë dhe përpos dënimit për trafik droge, mbi të tashmë rëndojnë edhe akuzat e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit. /tvklan.al