Miss Rusia, Anna Linnikova ka dhënë një intervistë për mediat ruse ku ka folur për pjesëmarrjen e saj në Miss Universe e cila u mbajt në fillimi të këtij viti në Neë Orleans, SHBA.

Ajo është shprehur se konkurrentet e tjera e kanë shmangur atë ndërsa pohon se ka marrë edhe kërcënime me vdekje.

Në një intervistë për Evening Moscoë, modelja 22-vjeçare u shpreh: “Që në fillim, u përballa me një sërë ofendimesh dhe kërcënimesh nga përdoruesit e mediave sociale ukrainase.”

Duke vënë në dukje tensionin politik si arsye për të mos fituar, ajo tha: “Gjithçka që lidhet me fazën e top 16-ës ka një kontekst tërësisht politik. Nuk mendoj se është ndikuar nga cilësia e performancës sime.”

Konkurrentja nga Ukraina Victoria Apanasenko refuzoi të qëndronte pranë Miss Rusisë për një foto në grup. Javë para se të zhvillohej konkursi, ajo ka qenë në mesin e shumë të fshehurve në bodrume për të shmangur sulmet me raketa ruse.

Klan News