“Mori thikën dhe…”, arrestohet 35-vjeçari shqiptar që dhunonte gruan e fëmijët

Policia Itali


“Mori thikën dhe…”, arrestohet 35-vjeçari shqiptar që dhunonte gruan e fëmijët

23:47 20/01/2021

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Itali, pasi ishte denoncuar se dhunonte familjarët e tij, gruan dhe fëmijët. Mësohet se i prangosuri është B.A., i cili akuzohet se ka keqtrajtuar familjarët e tij.

Policia kishte marrë denoncim nga gruaja për dhunën e vazhdueshme që ai ushtronte dhe mbrëmë ndërhynë dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin.

Mediat bëjnë me dije se i arrestuari kishte tentuar që t’i hidhte gruas një tenxhere me ujë të nxehtë për ta djegur dhe se e kishte kërcënuar me thikë se do e vriste.

E gjithë skena kishte ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur, të cilët ishin kërcënuar se do të dhunoheshin.

Policia pasi arrestoi 35-vjeçarin, ka dërguar gruan në spital pasi ka lëndime të shumta dhe ka marrë një raport për paaftësi në punë për 10 ditë.

Më tej gruaja e dhunuar ka treguar se ajo është kërcënuar dhe rrahur për 6 vite rresht./tvklan.al






Të ngjashme