Pjesëtarët e familjes Metalla po përgjonin gjyshen kur u shemb banesa e tyre

Në fshatin Hamallaj lëkundjet kanë lënë dëme të konsiderueshme. Zia për banorët e kësaj zone kishte rënë me ditë.

Në familjen Metalla, natën e 26 Nëntorit po vajtonin humbjen e jetës së një prej familjarëve të saj, ndërsa lëkundjet e orës 04:00 do të ishin një fatkeqësi e dytë për ta.

“Ishim këtu po qanin vjehrrën, ishim të përgatitur se ra një më parë edhe thamë s’ka më, pastaj ra i madhi. Ishte xhenazja, nuk mund ta lesh vetëm… Tha një plakë ikni se unë e vjetër jam, po vdiqa nuk ka gjë. Shpëtuam ne, shyqyr shpëtoi dhe ajo”.

Banesa e tyre është shkatërruar e gjitha, ndërsa tani jetojnë në hangarin në oborrin e shtëpisë, ku edhe presin njerëzit që vijnë për vizitë.

Ata kanë munduar ta rregullojnë për të përballuar të ftohtin, megjithatë netët me shi dhe me erë, janë më të vështirat për ta.

5 pjesëtarët e familjes Metalla ende nuk e dinë fatin e tyre, ndërkohë kanë aplikuar për të përfituar shumën prej 20 milionë lekësh të vjetra që janë caktuar me vendim qeverie.

Klan Plus