Trump-Erdoganit: Mos bëj të fortin! Mos u bëj budalla!

Posta

Trump-Erdoganit: Mos bëj të fortin! Mos u bëj budalla!

14:43 17/10/2019

Reagime për letrën e pazakontë të Presidentit amerikan

Kjo mund të konsiderohet si letra më e pazakontë e dërguar në komunikimet përmes kanaleve diplomatike. I është dërguar presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Ato që e bëjnë të pazakontë këtë mesazh janë fjalët e përzgjedhura nga Trump për të bindur presidentin turk që të mos e nisë sulmin kundër kurdëve në veri të Sirisë të tilla si “mos bëj të fortin”, ose “mos u trego budalla”. Në letër Trump i propozon marrëveshje në të mirë të ekonomisë turke.

“Historia do të të shohë në një mënyrë të favorshme nëse i bën gjërat në një mënyrë humane dhe të drejtë. Ajo do të të shohë gjithmonë si djall nëse gjërat e mira nuk ndodhin. Mos bëj të fortin. Mos u trego budalla”.

Media britanike BBC citon burime pranë presidentit turk që janë shprehur Erdogan e kishte hedhur këtë letër në kosh. Ajo mban datën 9 Tetor pikërisht ditën e nisjes së ofensivës turke në veri të Sirisë.

“E pazakontë” kjo letër i është dukur edhe Kremlinit. Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin shprehet: “Nuk përballesh shpesh me një gjuhë të tillë në korrespondencën mes krerëve të shteteve. Është një letër tepër e pazakontë”.

Uashingtoni i ka vendosur sanksione të reja Ankarasë, ndërsa për të bindur palën turke kanë mbërritur në Turqi Zv/presidenti amerikan Pens dhe kryediplomati Pompeo.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT