Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija i kanë dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata u celebruan me një festë intime, por nuk bënë dasmë.

Nëpër media është shkruar se ata kanë anuluar dasmën sepse prioritet është sjellja në jetë e një fëmijë. Pas këtyre lajmeve ka qenë i menjëhershëm reagimi i Selvijes, e cila nuk i ka pëlqyer aspak këto thashetheme. Ajo shkruan e revoltuar në rrjetet sociale që mos shkruhet për një gjë kaq të shtrenjtë sa është ardhja në jetë e një fëmije dhe se çdo lajm është i rremë.

 “Jam zgjuar me urimet që do bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë! Se ne kemi anuluar dasmën! Ju lutem portale ndaloni me lajmet e rreme! Ju lutem ndaloni duke përmendur gjënë më të shenjtë që mund të falë Zoti, fëmijën! Ju lutem ndaloni me anulimet e dasmës sa herë që iu kujtohet juve!

Çdo gjë që thuhet për ne është thjesht imagjinatë e tjerëve. Veç unë e Shpati e dimë ça do bëjmë e ça jemi duke bërë, e ça duhet të tregojmë për publikun. Askush s’ke të drejtë të flasë në emrin tonë. Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i di për veten tënde. Në vend që të suportoni 1 artist qe ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e tjerëve, pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti u ndihmoftë e ua shtoftë respektin për jetën e të tjerëve”, ka shkruar ajo.