Ky është trëndafili i ariut dhe për autoritetet turke është një lule mos e prek. Është një nga bimët më jetëshkurtra, pasi jeton vetëm 10 ditë. Gjendet në Konja dhe çel në lartësinë mbi 1000 metra. Kjo lule është një pasuri kombëtare dhe mbrohet nga Drejtoria Kombëtare e Mbrojtjes Natyrore dhe është e ndaluar që të këputet apo të dëmtohet.

Ata që e bëjnë diçka të tillë dënohen me një gjobë mbi 60 mijë lira turke ose rreth 10 mijë euro. Trëndafili i ariut çel me ngrohjen e motit në pranverë, ndërsa në Turqi gjendet në 6 lloje të ndryshme.

Vendet ku lulja çel mbahen të fshehtë dhe nuk tregohen për qytetarët nga frika se mos e këpusin. Lulja ka efekte kurative për pacientët që kanë probleme me mushkëritë dhe përdoret edhe në kozmetikë për shkak të aromës tepër tërheqëse.

Klan Plus