Mos flini me telefonin afër

Mos flini me telefonin afër

18:00 01/09/2018

Një studim i bërë nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni tregon se disa shqetësime shëndetësore mund të lidhen me përdorimin e celularit, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit.

Celularët emetojnë energji të radio frekuencave, kur ato dërgojnë apo marrin sinjale drejt dhe nga stacionet bazë të telefonisë celulare.

Disa shkencëtarë besojnë se ekspozimi i gjatë ndaj tyre mund të rrezikojë shëndetin e njeriut.

Fëmijët janë më të riskuar ndaj energjisë së valëve elektromagnetike, duke qenë se mund të depërtojë më lehtë tek truri i fëmijëve se sa të rriturit.

Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i celularëve më orë të tëra mund të shkaktojë tumore në tru dhe vesh.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT