Policia e Shtetit u është drejtuar këtë të shtunë me një apel të gjithë shoferëve.

“Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini aksidentin dhe të dëmtoni jeten dhe shëndetin tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës! Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në destinacion të jetë e sigurtë! Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, duke qenë në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën”.

Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit! Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore“, thotë policia e Shtetit e cila apelon po ashtu që të gjithë të kontribuojnë për sigurinë rrugore./tvklan.al