Koreano-jugorët po konsumojnë kruajtëse dhëmbësh të skuqura, një trend që është bërë viral në rrjetet sociale duke nxitur Ministrinë e Ushqimit që të paralajmërojë qytetarët.
Në videot e shpërndara, njerëzit hanë kruajtëse niseshteje dhëmbësh të skuqura dhe erëza pikante ose pluhur djathi duke grumbulluar mijëra klikime dhe shpërndarje në Tik Tok e Instagram.
“Kruajtëset e dhëmbëve prej niseshteje nuk janë të ngrënshme… siguria e tyre ushqimore nuk është vërtetuar”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave. “Lutemi të mos i hani”.
Ngjyruesit ushqimorë përdoren për t’i ngjyrosur me të gjelbër kruajtëset e dhëmbëve që janë të krijuara nga niseshteja e patates së ëmbël ose misrit. Kjo është parë si alternativë më e mirë për mjedisin dhe e biodegradueshme.
Sipas mediave vendase, përdoret një përbërës i quajtur sorbitol i cili është i padëmshëm në sasi të vogla, por mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe inflamacion në rast se konsumohet me tepri./tvklan.al