Ka ngjallur një debat të gjerë një dokumentar shokues në Poloni, lidhur me dhunën seksuale të priftërinjve. Investigimi i bërë shfaq rrëfimet e viktimave direkte të abuzimeve seksule të njerëzve të Kishës Katolike.

Një nga vazjat rrëfen tmerrin e përjetuar.

“Më prekte nga gjinjtë. Masturbohej përpara meje. Pinte shpesh qumësht dhe më puthte. Edhe sot kur ndjej shijen e qumështit, ndjej neveri. Jetoja me frikën nëse ai do të kthehej sërish apo ishte mjaftueshëm për atë ditë. Ai ishte i bindur se unë nuk do t’i tregoja askujt. Jam e sigurt se nuk kam qenë e vetmja”.

I titulluar “Just Do not Tell Anyone” (Mos i trego njeriu), dokumentari sjell edhe pendesën e disa priftërinjve përdhunues, tashmë të moshuar.

“Shpeshherë mbaj meshë për të gjithë ata që kam lënduar. Ndjehem thellësisht i keqardhur. Kur isha në spital në Krakovë, jam rehabilituar. Nuk kam preku më askënd, por kjo nuk justifikon asgjë. Jam i sigurt se kam qenë i pushtuar nga Djalli”.

Disa nga njohësit e rasteve shprehen se mungesa e dënimeve dhe neglizhenca e Papa Gjon Palit të II ka bërë që këto ngjarje të mos ndalen prej vitesh.

Në vetëm tre ditët e para, dokumentari ka arritur në më shumë se 11 milionë shikime në Youtube.

Publikimi i tij vjen pak ditë pasi Papa Françesku publikoi ligjin e ri që detyron klerikët t’i raportojnë Vatikanit për çdo rast të dyshimtë abuzimi ku janë të përfshirë njerëzit e Kishës.

Tv Klan