Ishte një performancë elektizuese ajo e “The Chemicals” sonte me “L’italiano”, pjesë e të cilës u bë edhe Cecilia, partnerja e Rosarios. Një moment shumë i bukur që u shoqërua jo vetëm me muzikë të bukur por edhe me deklarata dashurie e batuta

Pasi me spontanite, Alketa dhuroi spektakël për gati 20 minuta në italisht, Adi me elegancë gjeti mënyrën për të evidentuar prezantimin.

“Amadeus e kuptoi, e ka të qartë tani!”– tha ai, referuar drejtorit artistik dhe prezantuesit të “Sanremo”, i cili u tërhoq nga Festivali këtë vit.

Dhe Alketa gjithmonë gati për batutë përgjigjet: “Gati jam. Meqënëse vitin tjetër nuk është ai, jam unë.”

Alketa u ngjit në skenën e “Ariston” në 2020, kur moderoi në një nga netët krah Amadeus. Prezenca e saj bëri bujë në mediat italiane ku mori komente pozitive dhe vlerësime të shumta, duke e lënë derën hapur gjithnjë.

Mos ishte ky një mesazh i koduar që Alketa synon sërish Italinë? Në fakt s’është çudi ta shohim përsëri aty./tvklan.al