Një mollë në ditë mban mjekun larg. Rëndësia e konsumit të këtij fruti apo dhe arsyeja e kësaj shprehje të përdoruar nga e gjitha bota është zbuluar falë studimit më të fundit. Gjithçka falë disa molekulave anti inflamuese, anti diabetike, anti tumorale, që janë polifenolet, që ndodhen tek molla, por edhe tek lëkura e saj.

Këto luajnë një rol thelbësor në mikrobotën intestinale, ose e thënë ndryshe në të bashkësinë e të gjithë mikroorganizmave që popullojnë zorrën. Studimi është i dy instituteve të specializuara italiane dhe është publikuar në revistën shkencore Food Research International.

Studiuesit kanë zbuluar transformimin e polifenoloeve në 110 forma kimike në organizmin e njeriut, duke evidentuar rolin vendimtar të florës bakteriale.

Kërkimi ka treguar edhe se asnjë nga përbërësit që janë të pranishëm në lëngun e mollës nuk gjendet në formë origjinale në organizmin e njeriut, çka do të thotë se në brendësi të trupit tonë bëhet një përpunim natyral i tyre.

Klan Plus