Një telefonuese në puntatën e kësaj të diele në rubrikën e Telebingos tek “E diela shqiptare” në Tv Klan ka zbuluar një lajm të bukur për Andresa Ambrosio. Moderatorja është në pritje të ëmbël.

Fustani i gjerë me printe ka ngjallur dyshime për një shtatzëni dhe telefonuesja nuk ka ngurruar ta komplimentojë dhe më pas ta pyesë, lajm të cilin Andresa e ka pohuar.

Telefonuesja: Andresës i thuaj është bërë shumë e mirë dhe më la nocionin se mos është pak shtatzënë me këtë fustanin?

Ardit Gjebrea: Andresa, e dëgjove zonjën që pyet?

Andresa Ambrosio: Zonja ka të drejtë. Do ta thoja javën që vjen, por e tregoi zonja përpara.

Bashkëpunëtori i saj prej shumë vitesh në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea, ka ndarë një foto me Andresën ku shprehet i lumtur për bebushin që do të vijë në jetë:

Sot zbuluam edhe një lajm të bukur: “Andresa pret një beb. Jam shumë i lumtur për të!”, shkruan ai./tvklan.al