Daniela ka zgjedhur Vilianin për një takim në një kantinë vere. Teksa kanë shijuar disa lloje të ndryshme verash ata kanë diskutuar edhe për marrëdhënien e tyre.

Ajo e kishte lënë pak në pritje, por duke e ruajtur se çfarë do të bënte ai për Danielën.

Daniela: Duke përqafuar njërën, foto me tjetrën duke dalë nëpër lokale. Ke bërë veprime, ndoshta edhe për të më rënë në sy mua...

Daniela: Faleminderit shumë që më duron kaq shumë, më jep kohën time, faleminderit për gjithë puthjet që më ke dhënë.

Vilian: Kjo vjen falë teje, nëse kam duruar e kam parë të arsyeshme, sepse të pëlqej.

Daniela: Ti e ke qejf një grua që të dominon?

Vilian: Duroj shumë edhe pse tipi im është që mos të duroj… Kam dëshirë që një ditë të zgjohem me ty.

Vilian i ka dhuruar një jastik të personalizuar me foton e takimit tyre të parë ku kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Vilian: Nuk do e mendoja ndonjëherë që do të më pëlqente një njeri kaq shumë para kamerave.