Përmbytjet masive në Gjermani kanë shkaktuar dhjetra të vdekur dhe kanë shkatërruar banesa e dyqane.

Një grua, shtëpia e së cilës u godit nga vërshimet e ujit, ka rrëfyer në kushte anonimati orët e ankthit. Ajo tregon se si vajza e saj i tha “mos qaj se do të vdesim së bashku”.

Gruaja, nga qyteti Schuld, në fund mundi të shpëtonte së bashku me familjarët e tjerë të saj. Por shtëpia e tyre u shkatërrua tërësisht. Ata humbën pasurinë dhe gjithçka që kishin ndërtuar.

Duke folur mes rrënojave të qytetit, ajo u shpreh: “Duhet të jem e lumtur që jemi gjallë, por fëmijët e mi nuk kanë më shtëpi. Çfarë do të bëj tani? Nuk e di”.

Përmbytjet masive për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kanë qenë më të këqijat që goditën Europën në dekada. Gjermania perëndimore u godit më së shumti. Stuhi preku edhe pjesë të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut gjatë javës së kaluar. Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi nga afër qytetet e shkatërruara në Gjermani.

Është tronditëse. Gjuha gjermane nuk ka fjalë për këtë shkatërrim”, tha Merkel për gazetarët pasi nga afër dëmet që kishte shkaktuar stuhia.

Kancelarja gjermane tha se kabineti i saj do të miratojë në mënyrë të menjëhershme një program të ndihmës financiare, ndërsa ministri i financave deklaroi se fatura e dëmeve të shkaktuara shkon në miliarda Euro. /tvklan.al