Shumë shikues të filmave me superheronj, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë shohin si përgjegjës për dhunën personazhet me të cilët luftojnë me protagonistët.

Por studiuesit, thonë se në këta filma ndodh e kundërta. Superheronjtë janë ata që ushtrojnë dhunë gjatë gjithë kohës.

Studimet e bëra në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, tregojnë se “Spiderman” apo “Batman” kryejnë mesatarisht 23 akte dhune në një orë.  Fëmijët, duke parë superheronjtë e tyre, teksa luftojnë të keqen, mendojnë që është detyra  e tyre të mbrojnë botën nga e keqja.

Studiuesit shqetësohen se kjo mund t’i bëjë ata të mendojnë se veprimet brutale, duke nisur nga dhuna e deri tek vrasjet, janë të pranueshme. Për këtë arsye ata i bëjnë thirrje prindërve të fëmijëve dhe adoleshentëve të mos i lejojnë ata të imitojnë “heronjtë” e tyre. Prandaj ata apelojnë që as fëmijët dhe as adoleshentët, të mos i ndjekin këto filma, duke nisur nga “Spiderman” e deri te “Batman”.

Klan Plus