“Mos shpresoni tek vaksina…”


“Mos shpresoni tek vaksina…”

18:59 08/08/2020

Eksperti amerikan: Do të jetë e efektshme në masën 50 ose 60%

Në një kohë që të gjithë i kanë varë shpresat te vaksina anti covid, eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëron se vaksina Covid-19 mund të jetë vetëm pjesërisht efektive.

“Ne nuk dimë ende se cili është efikasiteti. Ne nuk e dimë nëse do të jetë 50% ose 60%. Unë do të doja të ishte 75% ose më shumë, por shanset për të qenë 98% efektive nuk janë të mëdha, që do të thotë që nuk duhet të braktisni kurrë qasjen e shëndetit publik.”

Sipas tij shtetet, por edhe qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat e shëndetit publik, përfshirë distancimin shoqëror, larjen e duarve dhe veshjen e maskave, për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Sipas Faucit të dhëna përfundimtare për vaksinën mund të dalin në Nëntor ose Dhjetor të këtij viti në SHBA. Ndërkohë që në fund të vitit të ardhshëm do jetë prodhuar mbi 10 milionë doza. Por ende është e paqartë efikasiteti i vaksinës.

Po ashtu, edhe Rusia e cila pak ditë më parë raportoi se e kishte zbuluar vaksinën dhe se në Tetor do niste fushatën e vaksinimit, tashmë është tërhequr dhe ditën e sotme mediat ruse kanë raportuar se janë afër zbulimit të një vaksine dhe ende po punohet nga shkencëtarët në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Gamaleya.

Gara për të zhvilluar, aprovuar dhe prodhuar një vaksinë Covid-19 është e ethshme jo vetëm për shkencëtarët, por edhe qeveritë e shteteve të zhvilluara. sipas Observatorit të Institutit Milken në Pasadena, të paktën 202 vaksina janë në zhvillim e nga këto vetëm 24 janë ato që janë nisur për prova klinike, ndërkohë që ka shkuar në 6 kandidatë numri i atyre që janë në fazën e fundit, për testime tek njerëzit.

Klan Plus




Të ngjashme