Presidenti i Tuqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar sot se bren 3 muajve Fieri do të ketë një spital të ri të financuar nga qeveria turke.

Në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, Erdogan u shpreh se ndërtimi i këtij spitali është një grimcë për Turqinë, pasi në Stamboll kanë ndërtuar dy struktura spitalore me nga 1008 dhoma për pak kohë.

Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik.

 Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi  dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin“, u shpreh Erdogan./tvklan.al