“Mos u bëj budalla”, Erdogan hedh në mbeturina letrën e Trump

Posta

“Mos u bëj budalla”, Erdogan hedh në mbeturina letrën e Trump

18:10 17/10/2019

Letra ku Presidenti Trump i drejtohet homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan me shprehjet “mos bëj të fortin” dhe “mos u trego budalla”, raportohet se ka marrë një përgjigje po aq të pazakontë nga Erdogan.

Burime nga Presidenca turke thanë se Presidenti Erdogan e hodhi letrën në mbeturina dhe urdhëroi nisjen e operacionit ushtarak në veri në Sirisë.

“Presidenti Erdogan ka refuzuar propozimin dhe ka hedhur në mbeturina këtë letër të shkruar më 9 Tetor. Përgjigja më e mirë ndaj kësaj letre është operacioni “Burimi i Paqes” që nisi më 9 Tetor në orën 16:00”, tha Presidenca turke për “CNN Turk”.

Në letër, Trump i propozonte marrëveshje në të mirë të ekonomisë turke Erdoganit, duke i kujtuar edhe zhvleftësimin e Lirës Turke një vit më parë për shkak të pastorit amerikan, Brunsun, të burgosur e më pas të liruar nga Ankaraja.

“Historia do të të shohë në një mënyrë të favorshme nëse i bën gjërat në një mënyrë humane dhe të drejtë. Ajo do të të shohë gjithmonë si djall nëse gjërat e mira nuk ndodhin. Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla. Do të të telefonoj më vonë”, shkruante Trump. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi