Xhoni dhe Kleona kanë zhvilluar takimin e tyre të mbushur plot me emocione. Konkurrentja e “Love Story” që njihet si një vajzë që nuk e shfaq dhe aq shumë veten, duket se është ndjerë mjaft mirë me Xhonin, të cilit i ka rrëfyer me lot në sy historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit. Ka qenë ky rrëfim që ka bërë që edhe Xhoni të hapë zemrën dhe të tregojë çastin e vështirë kur ka marrë vesh që babai i tij ishte ndarë nga jeta. Ky takim është komentuar dhe në studio me nota shumë pozitive, ndërsa Bleona kishte një këshillë për Xhonin që sipas saj ai nuk duhet të sillet më të gjitha femrat njësoj.

Kleona: Më falni për emocionet se po e përjetoj si në takim, por nuk jam mësuar që t’i tregoj këto emocione. Kalova shumë mirë me Xhonin, i them faleminderit që ndoshta vetëm ai mundi të tregojë këtë anën tjetër të Kleonës. Shumë faleminderit.  

Bleona: Ky film tregoi se personazhet këtu janë me probleme reale, unë do të doja të shikoja këtë anë të Kleonës dhe doja të vija theksin në modelin e shëmtuar të Instagramit ku nuk shikohet ana reale e një personazhi dhe mendoj se ti duhet të jesh personazhi që shohim ne këtu dhe nuk ke nevojë për asgjë, je më e bukur kështu si të pamë sot. Xhoni je shumë sensitiv, është shumë e bukur kjo që pashë në film. Nuk e di si do t’i duket Anxhit, por unë nëse do të kisha interes romantik në një mashkull, nuk do të toleroja që një mashkull bën të njëjtën gjë me çdo femër. Për mua modeli i mashkullit është i gabuar që ti bën të njëjtën gjë me të gjitha femrat.

Xhoni: Nuk ishte e njëjta mënyrë sepse Anxhi nuk ka folur për babain.

Bleona: Mos u bëj luledielli të kthesh kokën nga të shkojë dielli.

Jerina Lalaj: Je i rrezikuar të ngelësh shoku i të gjithave.

Xhoni: Të lutem mos qani hallin tim./tvklan.al