Pacientet që vuajnë nga sëmundje kronike shpesh përballen me burokraci gjatë marrjes së shërbimit shëndetësor. Pikërisht për t’i ardhur në mbrojtje kësaj kategorie dhe të bëjnë të zbatueshme ligjet, është formuar Rrjeti i Shoqatave të Pacienteve me sëmundje kronike.

“Nga ana legjislative nuk ka barriera, problematikat lindin kur kërkohet zbatimi në praktikë, dhe ky është fokus i lobimit të organizatave, për t’i përmirësuar shërbimet ndaj pacientit”.

Edhe pse në çdo spital është e afishuar karta me të drejtat e pacienteve, shpesh ata nuk vihen në zbatim. Për më tepër pacientet as nuk kanë ku të ankohen për të drejtat e tyre.

“Ne po i propozojmë qeverisë hartimin e një kuadri të ri ligjor për mekanizmin e ankesës, i cili është një mekanizëm mbrojtës ata të drejta të vihen dhe në praktike”.

Sa i takon personave që jetojnë me hiv në vendin tonë, kryetarja e shoqatës ngre si shqetësim stigmën. Sipas saj edhe pse ligji i miratuara në 2008 ju plotëson nevojat me medikamente falas, shoqëria ende i diskriminon.

Tv Klan