Një fushatë e re po nxit njerëzit mes moshës 45 dhe 65 vjeç të abstenojnë nga alkooli për ditë të tëra. Personat e moshës së mesme konsumojnë alkool më shumë se sasia e rekomanduar.

Një sondazh i

YouGov

gjithashtu tregon se ata e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga alkooli, më të vështirë sesa të ushqyerit shëndetshëm apo ushtrimet fizike.

Mjekët thonë se ditët “pa alkool” do të përmirësojnë gjumin, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe të zvogëlojnë rrezikun e tensionit të lartë dhe kancerit.

Dr. Julia Verne, një zëdhënëse për Shëndetin Publik në Angli tha:

“Duke pasur një ditë pa alkool ju keni mundësinë të pastroni sistemin tuaj dhe për t’i dhënë mëlçisë suaj një pushim dhe gjithashtu ka një ndikim të menjëhershëm në gjumin tuaj dhe harxhimin e kalorive”.

 “Njerëzit gjithashtu thonë se ditët pa konsumuar aspak alkool janë shumë më të lehta për t’u menaxhuar sesa reduktimi i alkoolit në sasi më të vogla, për shembull nga një gotë e madhe verë në një më të vogël”.

Sipas BBC, fushata është pjesë e një ndërgjegjësimi në rritje për rreziqet shëndetësore nga alkooli.

Kohët e fundit një studim i madh global nga

Lancet

tregoi se nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit, edhe pse rreziqet që vinin nga një gotë verë në ditë ishin të vogla.

/tvklan.al