E ftuar në programin “Historia ime” në TV Klan ishte psikologia Anisa Zaçe. Po kalojmë periudhë të vështira, të çuditshme, me një stil jetese ndryshe, por ata që ndoshta e kanë më të vështirë janë mosha e tretë.

Në lidhje me këtë situatë, psikologia u shpreh se kësaj grupmoshe ja kemi vështirësuar më shumë situatën për shkak të lajmeve dhe mënyrës sesi është trajtuar në fillim sëmundja.

Mirela Milori: Si mendon se ndihet kjo grupmoshë në këtë trysni?

Anisa Zaçe: Mendoj se ja kemi vështirësuar pak punën, sidomos përmes lajmeve. Ata gjatë gjithë kohës televizionin shohin, se atë kanë dhe kanë dëgjuar shumë shpejt që ata janë mosha më e rrezikshme që prek vetëm moshën e tretë. Duke e trajtuar sikur fakti që e prekte vetëm moshën e tretë në fillim, ishte ajo që e bënte Covid diçka asgjë problematike. Për shkak të profesionit kam folur shpesh me moshën e tretë në telefon këto kohë, që në momentin që u bë e mundur nëpërmjet Urdhrit të Psikologut që të ofronim këshilla falas. Dhe më ka marrë një zonjë njëherë në telefon, që e kam shumë afër zemrës, ishte 79 vjeç dhe më mori më thoshte që nuk donte të vdiste dhe ishte shumë e dhimbshme që ajo kishte kaq ditë që dëgjonte në televizion, që s’ka ndonjë gjë të madhe ky virusi sepse vetëm moshën e tretë prek. Pra ja kemi bërë pak më të vështirë siç e kanë, edhe vetë faktin që janë të mbyllur./tvklan.al