Carla Bruni nuk njeh moshë. Edhe pse 54 vjeç, këngëtarja italo-franceze vazhdon të ketë forma perfekte duke provuar edhe një herë se mosha nuk është asgjë tjetër veçse numër. Ish-zonja e parë e Francës u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq me një fustan me rripa ngjyrë lejla në tapetin e kuq ngjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ajo e shoqëroi fustanin e saj me një gjerdan ngjyrë rozë dhe blu dhe një byzylyk të trashë argjendi. Modelja, e cila është e martuar me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, i kishte lëshuar flokët e saj të drejtë. Bruni e përfundoi pamjen me një grim magjepsës që sfidonte moshën, ndërsa bëri një sërë pozash në tapetin e kuq.

Në total, rreth 35,000 profesionistë të filmit pritet të ndjekin festivalin midis 17 dhe 28 majit, duke shpresuar për një rikthim normal për ngjarjen më magjepsëse të kinemasë pas dy vitesh kur u pengua nga kufizimet Covid-19.

Është vendosur të ketë një sërë yjesh të TikTok që do të dalin në tapetin e kuq këtë vit pasi organizatorët kërkuan të rifreskojnë imazhin e tyre duke u partnerizuar me platformën e transmetimit të videove, e cila po sponsorizon një çmim për filmat e shkurtër.

Klan News