Luiziana hyri plot hare në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” duke i dhënë një përqafim të ngrohtë drejtuesit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ajo nisi të flasë plot emocione sesa e lumtur ndihet që gjendet në studio.

Luiziana është vetëm 15 vjeçe, çka iu vu në pah edhe nga Gjebrea duke thënë se përkon me moshën e vajzës së tij, Annës. Këtu ishte një pikë ku Luiziana pati edhe një koment të bukur për Annën apo Brean,  siç është emri i saj i skenës.

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në vitin 2009?

Luiziana: Po, në vitin 2009  kam lindur. Si fillim kam jetuar në fshatin Pandalemo të bashkisë Finiq. Ishte fshati ku ishte martuar mamaja ime.

Ardit Gjebrea: Ti ke moshën e gocës sime.

Luiziana: Po, e kam parë Annën dhe të përgëzoj sepse e pashë edhe te një intervistë te Rudina Magjistari.

Ardit Gjebrea: Ah, faleminderit!

Luiziana: Një vajzë shumë e suksesshme dhe që motivon, vërtet më motivoi edhe mua.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Luiziana: Po!

Ardit Gjebrea: Jam shumë i lumtur ta dëgjoj këtë!

Luiziana: Jam shumë e lumtur që po gjej edhe këtë mbështetje nga publiku dhe që po më bën të rehatohem.