Pas helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, një tjetër ngjarje misterioze rrezikon të përshkallëzojë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Policia britanike gjeti të pajetë në banesën e tij në Londër, rusin Nikolai Glushkov, 49 vjeç, një sipërmarrës i lidhur ngushtë me të ndjerin Boris Berezovski, ish-oligarkun dhe një nga armiqtë e presidentit Putin.

Megjithatë Scotland Yard njoftoi se për momentin kjo ngjarje nuk duket e lidhur me helmimin e Skripal.

Më herët gjatë ditës, Londra i dha ultimatum Moskës, për kthimin e një përgjigjeje. Por Kremlini refuzoi duke kërkuar të marrë pjesë në hetime.

Sapo nisën spekulimet se Skripal u helmua me një lëndë të prodhuar në Rusi, çka u trumbetua nga i gjithë lidershipi anglez, ne i dërguam një kërkesë zyrtare që të na dërgonin përbërjen, në mënyrë që ekspertët tanë ta  analizonin konform rregullave të Konventës për Armët Kimike

”, tha Sergey Lavrov, Minister i Jashtem i Rusisë.

Tensioni mbetet i lartë dhe për këtë hyri në skenë vetë presidenti Putin. Nuk mund të kërcënosh një superfuqi bërthamore, tha Putin për mediat vendase.

Sakaq, presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetjen ndaj Londrës, me çdo kusht.

Tv Klan