Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjitha dronet dhe raketat, nga sulmi mbeti e dëmtuar një pjesë e infrastrukturës në Odesa

Rusia nisi sërish sulme të reja të cilat tronditën kryeqytetin ukrainas, Kiev,  sulmi i 15-të ajror në qytet këtë muaj.

Sipas informacioneve paraprake nga kryebashkiaku dhe administrata ushtarake, nuk ka pasur viktima nga sulmet. Zyrtarët thanë se mbrojtja ajrore e qytetit rrëzoi 40 dronë. “Mbrojtja ajrore funksionon!” ,tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa rajone duke përfshirë lagjen historike të Kievit, Podil. Banorët disa prej të cilëve fillimisht injoruan sirenën e sulmit ajror, vraponin nëpër metro të strehoheshin pas shpëthimeve.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se Rusia vazhdon përpjekjet e saj kryesore për të pushtuar plotësisht rajonet Luhansk dhe Donetsk. Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 19 sulme në këto rajone në 24 orët e fundit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falënderoi forcat e mbrojtjes ajrore të vendit dhe i kërkoi parlamentit të tij të vendosë sanksione kundër Iranit për furnizimin e Rusisë me armë, duke përfshirë dronët Shahed.

Një sulm me dron rus dëmtoi një pjesë të infrastrukturës në portin ukrainas të Detit të Zi, nje nga më të rëndësishmet për eksportet e grurit. Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin përdorur drone Shahed të prodhuar nga Irani në sulm.

Forcat ukrainase nuk specifikuan nëse dëmet e shkaktuara bllokojnë eksportet e grurit. Vetëm përmes porteve në rajonin e Odessa-s, Ukraina mund të eksportojë drithëra dhe artikuj të tjerë ushqimorë. Moska ka intensifikuar sulmet duke synuar infrastrukturën dhe furnizimet ushtarake, por mbrotja ajrore e Ukrainës I ka zbrampsur duke rrëzuar dronët dhe raketat ruse.