Moskë, Rama kërkon njohjen e Kosovës

Moskë, Rama kërkon njohjen e Kosovës

16:22 26/02/2020

Deklarata në takimin me Lavrov: NATO, zgjedhje e jona!

Rëndësinë e vizitës së tij në Moskë dhe takimin me ministrin e Jashtëm rus, kryeministri shqiptar Edi Rama e nxorri në pah, përmes një detaji domethënës mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita në Rusi në cilësinë e drejtuesit të zyrës së OSBE-së, pati si synim nxitjen e negociatave për paqe në konfliktin Rusi-Ukraine. Një mision që përfshinte edhe vizitën e Ramës në zonën e konfliktit, në “Donbash”.

Përtej rolit si përfaqësues i OSBE-së, një temë e rëndësishme e takimit ishte çështja e Kosovës. Kërkesës publike të kryeministrit shqiptar për njohjen e saj nga Rusia dhe Serbia, Lavrov iu përgjigj me gjuhën e drunjtë të diplomacisë.

Pavarësisht elozheve për Lavrov, kryeministri shqiptar Edi Rama u kujdes të mos ketë asnjë keqkuptim për qëndrimin e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s.

Me gjithë qëndrimin e prerë si aleatë të NATO-s, vizita e Ramës në Moske mund t’i japë një impuls të ri marrëdhënies mes dy vende, përmes një draft-marrëveshjeje të lënë në harresë nga pala shqiptare.

Gjate konferencës mes Ramës dhe Lavrov, nuk munguan batutat, kur gazetarja e agjencisë ruse të informacionit “Sputnik” iu ankua OSBE-së për problemet me lirinë e fjalës në Estoni. 

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi