Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm, ndërsa idenë për korrigjim kufijsh e ka marrë nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

Në konferencën “Zëri i Popullit rreth finales së madhe të dialogut me Serbinë”, Thaçi tha se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.

“Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së”.

Fatmir Limaj: “

Ne nuk duhet të jemi në presionin e kohës, por për një marrëveshje të mirë”.

Sipas kreut të LVV-së, Albin Kurti, politika kosovare ka mundësi të jetë e unifikuar rreth asaj se çfarë kërkojnë në dialog me Serbinë, ndërsa ka shtuar se askush nuk ka të drejtë t’i  falë tokë Serbisë.

Sipas sondazhit të RIDEA-s, 62% e të anketuarve nuk pajtohen me ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa  91 % janë kundër ndarjes së veriut të Kosovës.

Në bazë të këtij sondazhi 43% e shqiptarëve përkrahin idenë që Kosova të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, ndërsa 49 prej tyre janë kundër. 61 përqind e shqiptarëve të Kosovës janë për bashkim me Luginën e Preshevës.

Tv Klan