Mbi 1 metër ujë në Crotone

Krahas gjendjes alarmante të Covid-19, Italia po përballet edhe me motin e keq që ka shkaktuar përmbytje.

Shiu i rënë mëngjesin e kësaj të shtune në komunën e Crotones krijoi një situatë emergjente.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin nga shtëpitë, pasi gjysma e qytetit, përfshirë edhe zonat periferike janë mbuluar nga të paktën një metër ujë.

Kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar por paralajmëroi se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës deri të dielën.

Në ndihmë të qytetarëve të bllokuar janë angazhuar ekipet e shpëtimit, Brigada e Zjarrit dhe Mbrojtja Civile, të cilët dhanë alarmin e kuq pikërisht me qëllimin kujdesin maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut.

Mediat vendase flasin për një ciklon i cili është mëse i dukshëm nga sateliti e sipas parashikimeve do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut.

Tv Klan