LAJM I PËRDITËSUAR | Moti i keq që përfshiu gjatë mbrëmjes Sarandën i ka marrë jetën një djali vetëm 22 vjeç. Burime zyrtare bëjnë të ditur se i riu Armando Kazma, i cili mbeti i plagosur nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje që u rrëzua për shkak të motit të keq, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit. 22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

Mediat lokale raportojnë se qyteti i Sarandës është përfshirë nga shiu i rrëmbyer gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Këto janë dhe pamjet që vijnë nga qyteti bregdetar.

Pas disa minutash rrugë të ndryshme në pjesën e poshtme të qytetit janë përmbytur. Problematike ishte sidomos situata pranë limanit në shëtitoren e re të qytetit./tvklan.al