Mot i pazakontë në Shkodër



Mot i pazakontë në Shkodër

09:06 14/05/2021

Shtrëngata dhe breshër, dëme në bujqësi

Kjo është pamja me të cilën është zgjuar Shkodra sot. Reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me breshër dhe shtrëngata shiu kanë zgjatur gjatë gjithë natës duke sjellë këtë pamje të pazakontë për muajin maj.

Si pasojë e motit të keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të bimëve dekorative.

“Nga ora 02:30 deri në 05:00 Shkodra është përfshirë nga një valë shtrëngatash shoqëruar me breshër ka bërë dëmtime në frutikulturë. Situatë e pazakontë, kemi punuar që në 7 të mëngjesit për zhbllokimin e akseve”.

Në Shkodër janë rreth 350 Ha tokë që kanë dëmtime të shumta në bujqësi nga rrebeshi i breshrit.

Tv Klan







Të ngjashme