Porja: Temperaturat do të rriten, në mesjavë vlerat maksimale shkojnë në 20 gradë Celsius. E premtja shi në të gjithë vendin
Java ka nisur me diell dhe me mot të qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të Meteoalb kjo situatë do të vijoj deri ditën e Enjte në paradite.
“Të paktën deri të enjten, moti do të jetë kryesisht i kthjellë, vranësira të lehta dhe kalimtaret. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës do të ketë reshje në zonat veriore dhe disa zona në qendër, duke lënë jugun nën ndikimin e kthjellimeve. Dita e premte do të risjellë reshje në të gjithë territorin shqiptar dhe reshje dëbore në zonat malore. E premtja parashikohet të ketë edhe rrebeshe.”
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje graduale në ditët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve ky Dhjetor do të jetë i ngrohtë.
“Në fakt kjo javë do të jetë një javë më e ngrohtë duke e krahasuar me javën që lam pas. Dita e martë, e mërkurë edhe dita e enjte do të risjellin rritje të temperaturave sidomos në vlerat e mesditës duke bërë që maksimalet ditën e martë të jenë 16 gradë, të mërkurën do të jenë 18-19 dhe deri në 20 gradë ditën e enjte.”
Fundjava ka sinjale që të ketë mot të paqëndrueshëm, por sinoptikanët parashikojnë se deri më 25 Dhjetor temperaturat të jenë më të larta se sa vlerat tipike të Dhjetorit.
Klan News