Vitin artistik 2017-2018, Adela dhe Anxhelo, e mbyllën si protagonistë, ajo si mjellmë dhe ai si princi Siegfried në kryeveprën klasike “Liqeni i Mjellmave”.

Përveç baletit dhe arritjes së tyre për të kërcyer për skenën më të rëndësishme të artit klasik në vendin e tyre, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo janë motër e vëlla. Suksesin në familjen Muçollari e nisi Adela, me një karrierë gjithnjë në ngjitje për ta vazhduar i vogli i familjes, Anxhelo, që premton shumë.

Për dy Muçollarët e baletit, është një ndihmë e shtuar e dhëna që ushtrojnë të njëjtin profesion nën të njëjtën çati të artit.

Thonë se rivaliteti mes tyre si ndjesi nuk ekziston. Si ambicie ndajnë të njëjtën.

Kërkesa e çdo artisti ndaj vetes është të tejkalojë skenën e vogël shqiptare për një teatër apo kompani që premton skena të njohura dhe publik të madh. E ardhmja do ta vërtetojë nëse Adela dhe Anxhelo do t’ia dalin suksesshëm.

Tv Klan